Qasja në ndihmë juridike falas dhe kompensimi për padrejtësitë e pësuara nga viktimat e tregtimit me njerëz ishte në fokus të aktivitetit për ngritjen e kapaciteteve për parandalimin dhe luftën kundër tregtimit me fëmijë, i organizuar në Shkup me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës. Shtatëmbëdhjetë avokatë dhe anëtarë të organizatave joqeveritare përmirësuan njohuritë dhe aftësitë e tyre për ofrimin e ndihmës juridike cilësore për viktimat e tregtimit me njerëz. Për më tepër, rrjeti i avokatëve dhe organizatave qytetare për luftën kundër trafikimit dha kontributin e tij për zbatimin e drejtë të rregullativës ligjore për ndihmë juridike falas, duke vënë në dispozicion përvojën e tyre në përfaqësimin e viktimave përmes mekanizmit për ndihmë juridike falas.
“Është e domosdoshme bashkëpunim shumëinstitucional për parandalim dhe luftë efektive kundër këtij krimi të rëndë. Dhoma e Avokatëve dhe anëtarët e saj kanë kapacitet për të ofruar ndihmë juridike cilësore për viktimat e tregtimit me njerëz”, tha z. Lubomir Mihajllovski, kryetar i Dhomës së Avokatëve të Maqedonisë së Veriut. Ai foli për mënyrat se si Dhoma e Avokatëve mund t’i ndihmojë anëtarët e saj për të përmirësuar kapacitetet e tyre për përfaqësimin e viktimave, përfshirë ofrimin e trajnimeve për komunikim të ndjeshëm ndaj traumës me viktimat e tregtimit me njerëz dhe për zhvillimin e intervistave me këtë kategori të ndjeshme.
Gjyqtarja Cvetanka Periq, kryetare e Komisionit Shtetëror të sapoformuar për kompensim në të holla të viktimave të veprave penale me dhunë, shpjegoi në detaje procedurën për kërkimin e kompensimit shtetëror për viktimat e tregtimit me njerëz. Ajo informoi të pranishmit se Komisioni shtetëror për kompensim në të holla i lartëpërmenudr tashmë funksionon, me finalizim të 2 nga 3 kërkesa të pranuara për kompensim.
Rrjeti i avokatëve dhe organizatave qytetare për luftën kundër tregtimit me njerëz gjithashtu u trajnuan për komunikim të ndjeshëm ndaj traumës me viktimat e tregtimit me njerëz dhe zhvillimin e intervistave. Profesorja Verica Trajkova nga organizata qytetare “Për Fëmijëri të Lumtur”, e cila në të kaluarën ka ofruar ndihmë psikologjike për viktimat, nxiti interes për mësimin e katër mënyrave të komunikimit me viktimat e tregtimit me njerëz dhe shpjegoi se si të fitohet besimi i tyre dhe të sigurohen informatat e nevojshme për mbrojtjen e interesave të tyre në procedurat ligjore.
Panel i veçantë iu kushtua ndihmës juridike për viktimat e krimit dhe tregtimit me njerëz, i organizuar në bashkëpunim me projektin e BE-së dhe Këshillit të Evropës: “Për një sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas në Maqedoninë e Veriut”. Të pranishmit u informuan për risitë në Ligjin për ndihmë juridike falas, pas së cilës pasoi një diskutim i gjerë për qasjen në ndihmë juridike falas për viktimat e tregtimit me njerëz.
Pjesëmarrësit morën pjesë në punë grupe të bazuara në rast të vërtet të tregtimit me njerëz dhe simuluan intervistë e zhvilluar me viktimën e një supozuar. Gjithashtu u informuan për Konventën e Këshillit të Evropës për Veprim Kundër Tregtimit me njerëz dhe trupin monitorues të saj – Grupi i Ekspertëve për Veprim Kundër Tregtimit me njerëz.
Ngjarja u organizua nga projekti “Fuqizimi i aktiviteteve kundër tregtimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut”, Fuqizimi i veprimeve kundër tregtimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut, pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, në bashkëpunim me Dhomën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut.
Përmbajtja e mësipërme është marrë nga postimi origjinal, i disponueshëm në këtë link https://www.coe.int/mk/web/skopje/-/the-anti-trafficking-network-of-lawyers-and-civil-society-organisations-reaffirms-its-commitment-to-provide-quality-legal-aid-to-human-trafficking-victims-in-north-macedonia