Komisioni për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë: “Sigurimi i të drejtës për kompensim për fëmijët viktima të tregëtisë është hap kyç në rehabilitimin dhe mbrojtjen e tyre”
Komisioni për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Lufta kundër tregtimit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut: sigurimi i të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve viktima të tregëtimit ”, e mbajtur më 22 nëntor 2024 në Shkup. Ngjarja u organizua nga Porta e Hapur/La Strada, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Fondi Vullnetar i Besimit të OKB-së për format moderne të skllavërisë
Komisioni kontribuoi në mënyrë aktive me rekomandimet e tij dhe theksoi rëndësinë e të drejtës për kompensim për fëmijët që janë viktima të tregtimit me njerëz. Në fjalimin e tyre, anëtarët theksuan nevojën për vendosjen e mekanizmave efikas për sigurimin e kompensimit të drejtë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për përparimin e të drejtave të viktimave.
Anëtarja e Komisionit, Marija Todorovska, theksoi se: “Sigurimi i kompensimit të drejtë në të holla është hap thelbësor për mbështetjen e fëmijëve viktima të tregtimit dhe rehabilitimin e tyre. Ndërtimi i kapaciteteve të Komisionit, trajnimi i policisë, prokurorisë dhe institucioneve të tjera, si dhe ngritja e vetëdijes publike për të drejtën e kompensimit, janë çelës për zbatimin efikas të këtij procesi”.
Gjatë periudhës së kaluar, Komisioni ka arritur përparim të konsiderueshëm, përfshirë regjistrimin si trup i pavarur, miratimin e Rregullores së punës dhe procedurës për paraqitjen e kërkesave për kompensimnë të holla, gjë që përfaqëson hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi për fëmijët viktima të tregtimit. Gjithashtu janë përgatitur materiale edukative dhe ueb faqe, që do të shërbejnë si bazë për promovimin e të drejtës për kompensim midis viktimave, institucioneve dhe opinioni .
Në tryezën e rrumbullakët u identifikuan disa mangësi në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve viktima të tregtimit, përfshirë kapacitetet e kufizuara të strehimit, qëndrueshmërinë e dobët financiare dhe njohjen e pamjaftueshme të fëmijëve si viktima.
Marrë nga