Komisioni për kompensimin në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Rrjeti i avokatëve dhe organizatave qytetare për luftën kundër tregtimit me njerëz konfirmon përkushtimin e tij për të siguruar ndihmë juridike cilësore për viktimat e tregtimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut

Qasja në ndihmë juridike falas dhe kompensimi për padrejtësitë e pësuara nga viktimat e tregtimit me njerëz  ishte në fokus të aktivitetit për ngritjen e kapaciteteve për parandalimin dhe luftën kundër tregtimit me fëmijë, i organizuar në Shkup me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës. Shtatëmbëdhjetë avokatë dhe anëtarë të organizatave joqeveritare përmirësuan njohuritë dhe aftësitë e tyre për ofrimin e ndihmës juridike cilësore për viktimat e tregtimit me njerëz. Për më tepër, rrjeti i avokatëve dhe organizatave qytetare për luftën kundër trafikimit dha kontributin e tij për zbatimin e drejtë të rregullativës ligjore për ndihmë juridike falas, duke vënë në dispozicion përvojën e tyre në përfaqësimin e viktimave përmes mekanizmit për ndihmë juridike falas.

Është e domosdoshme  bashkëpunim shumëinstitucional për parandalim dhe luftë efektive kundër këtij krimi të rëndë. Dhoma e Avokatëve dhe anëtarët e saj kanë kapacitet për të ofruar ndihmë juridike cilësore për viktimat e tregtimit me njerëz”, tha z. Lubomir Mihajllovski, kryetar i Dhomës së Avokatëve të Maqedonisë së Veriut. Ai foli për mënyrat se si Dhoma e Avokatëve mund t’i ndihmojë anëtarët e saj për të përmirësuar kapacitetet e tyre për përfaqësimin e viktimave, përfshirë ofrimin e trajnimeve për komunikim të ndjeshëm ndaj traumës me viktimat e tregtimit me njerëz dhe për zhvillimin e intervistave me këtë kategori të ndjeshme.

Gjyqtarja Cvetanka Periq, kryetare e Komisionit Shtetëror të sapoformuar për kompensim në të holla të viktimave të veprave penale me dhunë, shpjegoi në detaje procedurën për kërkimin e kompensimit shtetëror për viktimat e tregtimit me njerëz. Ajo informoi të pranishmit se Komisioni shtetëror për kompensim në të holla i lartëpërmenudr tashmë funksionon, me finalizim  të  2 nga 3 kërkesa të pranuara për kompensim.

Rrjeti i avokatëve dhe organizatave qytetare për luftën kundër tregtimit me njerëz gjithashtu u trajnuan për komunikim të ndjeshëm ndaj traumës me viktimat e tregtimit me njerëz  dhe zhvillimin e intervistave. Profesorja Verica Trajkova nga organizata qytetare “Për Fëmijëri të Lumtur”, e cila në të kaluarën  ka ofruar ndihmë psikologjike për viktimat, nxiti interes për mësimin e katër mënyrave të komunikimit me viktimat e tregtimit me njerëz  dhe shpjegoi se si të fitohet besimi i tyre dhe të sigurohen informatat e nevojshme për mbrojtjen e interesave të tyre në procedurat ligjore.

Panel i veçantë iu kushtua ndihmës juridike për viktimat e krimit dhe tregtimit  me njerëz, i organizuar në bashkëpunim me projektin e BE-së dhe Këshillit të Evropës: “Për një sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas në Maqedoninë e Veriut”. Të pranishmit u informuan për risitë në Ligjin për ndihmë juridike falas, pas së cilës pasoi një diskutim i gjerë për qasjen në ndihmë juridike falas për viktimat e tregtimit me njerëz.

Pjesëmarrësit morën pjesë në punë  grupe të bazuara në  rast të vërtet  të tregtimit me njerëz dhe simuluan  intervistë e zhvilluar me viktimën e  një supozuar.  Gjithashtu u informuan për Konventën e Këshillit të Evropës për Veprim Kundër Tregtimit me njerëz dhe trupin monitorues të saj – Grupi i Ekspertëve për Veprim Kundër Tregtimit me njerëz.

Ngjarja u organizua nga projekti “Fuqizimi i aktiviteteve kundër tregtimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut”, Fuqizimi i veprimeve kundër tregtimit me njerëz  në Maqedoninë e Veriut, pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, në bashkëpunim me Dhomën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut.

Përmbajtja e mësipërme është marrë nga postimi origjinal, i disponueshëm në këtë link https://www.coe.int/mk/web/skopje/-/the-anti-trafficking-network-of-lawyers-and-civil-society-organisations-reaffirms-its-commitment-to-provide-quality-legal-aid-to-human-trafficking-victims-in-north-macedonia

Skip to content