Komisioni për kompensimin në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Mësim nga përvoja holandeze: Ndihma e viktimave të veprave të dhunshme penale të fitojnë drejtësi përmes kompensimit të dëmit

Një delegacion nga Komisioni për kompensim në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë (Komisioni), i formuar së fundmi, ishte në një vizitë studimore tre ditore në Hagë – Holandë, e mbështetur nga BE dhe Këshilli i Evropës. Qëllimi i vizitës ishte të sigurojë praktikat më të mira holandeze dhe të sqarojë sfidat e shumta me të cilat përballet Komisioni në lidhje me kriteret për dhënien e kompensatës, standardin e provës dhe dokumentacionin për dëmet e pësuara.

Anëtarët e komisionit nga Maqedonia e Veriut u takuan me bashkëbiseduesit kyç holandezë që ndihmojnë viktimat e veprave penale të dhunshme dhe seksuale të kërkojnë drejtësi ose ju japin kompensim për aktet e paligjshme që shkelin të drejtat e tyre njerëzore. Ata ndanë përvoja dhe mësuan më shumë rreth mekanizmave dhe sistemeve për dhënien e kompensimit viktimave të veprave të dhunshme penale në një mënyrë konsistente, të ndjeshme ndaj viktimave. Autoritetet gjyqësore holandeze shpjeguan kriteret dhe pragjet që përdoren në procedurat penale dhe civile për të vlerësuar dhe për t’u dhënë viktimave dëm material dhe jo-material në Holandë. Përfaqësuesit e Fondit Shtetëror për Kompensim të Holandës, organ me mandat të ngjashëm me Komisionin, ndanë procedurat e tyre të thjeshta dhe të aksesueshme për kërkesën e kompensimit, madje edhe kur nuk ka një procedurë gjyqësore. Ata shpjeguan se shumat për kompensimin e viktimave përcaktohen sipas seriozitetit të dëmtimeve të pësuara, dhe këto informacione janë në dispozicion publik. Në Holandë, ekzistojnë disa mënyra për të realizuar një kërkesë për dëmshpërblim për viktimat e veprave penale të dhunshme. Për të rritur shanset e viktimës për të marrë kompensim, ekziston një skemë e mirë e vendosur për pagesë me avans, nëse kryerësi nuk e paguan kompensimin e caktuar për viktimën nga gjykata.

Kompensimi jo vetëm që u ndihmon viktimave të fillojnë një jetë të re, por gjithashtu tregon se shoqëria e njeh padrejtësinë që ata kanë përjetuar. Ajo mbështet procesin e shërimit dhe u ndihmon viktimave të tejkalojnë efektet negative të këtyre përvojave traumatike për një të ardhme më të mirë.

Vizita studimore u organizua nga projekti “Forcimi i aktiviteteve kundër tregtisë me njerëz në Maqedoni“, pjesë e iniciativës për bashkëpunim të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë“.

Marrë nga

Skip to content