Komisioni për kompensimin në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

U promovua  ueb faqja e Komisionit për kompensim  në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

Me qëllim të qasjes më të lehtë dhe transparencës në punën e Komisionit, me ndihmën dhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup,  është krijuar ueb faqe, e cila do të shërbejë si bazë për promovimin e të drejtës për kompensim mes viktimave, institucioneve dhe opinionit.

Ueb faqen e Komisionit për kompensim  në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë

mund ta gjeni në këtë link: www.komisijazanadomestoknazrtvi.mk

Komisioni për kompensim  në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë, është subjekt juridik i pavarur i posa formuar, i cili vendos për të drejtën në kompensim në të holla dhe për përcaktimin e llojit dhe lartësisë së kompensimit në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë. Është formuar në përputhje me Ligjin për pagesën e kompensimit në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë, qëllimi i të cilit është që viktimave t`ju sigurojë kompensim në të holla, si ndihmë nga shteti, në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror dhe të parandalohet viktimizimi sekondar si vuajtje shtesë  që viktimat  mund ta pësojnë nga raporti me organet kompetente.

Gjatë periudhës së kaluar, Komisioni ka arritur një përparim të rëndësishëm, duke përfshirë edhe legjitimitetin juridik për të vepruar si trup i pavarur, duke miratuar  Rregulloren e punës dhe procedurën  për parashtrimin e kërkesave për kompensim në të holla, që paraqet një hap të rëndësishëm për lehtësimin e qasjes  në drejtësi për viktimat  nga vepra penale me dhunë.

Skip to content